Në dy çadrat e ngritura në Sheshin “Skenberbej” priten që të bëhen afro 1000 vaksinime në ditë për moshat nga 70 deri në 79 vjeç. Të gjithë qytetarët që do të marrin dozën e parë, do të njoftohen pas një muaji po nga mjeku i familjes për dozën e dytë. Ndërkohë që ata qytetarë që nuk do të kenë mundësi për të bërë vaksinën në ditën e caktuar, do të njoftohen për një rezorvim të dytë.

Procesi i vaksinimin masiv u nis me ardhjen e vaksinës kineze në Shqipëri. Për ekspertët, kjo vaksinë është më e lehtë në përdorim. Edhe doza e dytë e vaksinimit, do të jetë e të njëjtin prodhim si e para.

ERIDA NELAJ

PROGRAMI I VAKSINIMIT KOMBËTAR

Kjo është një vaksinë që ruhet plus 2 plus 8. Dhe ne kemi marrë të gjitha masat që të respektohet zinxhiri i ftohtë. Është e lehtë në përdorim. Duhet të merren dy doza, një tani dhe një pas një muaji e pak. Këtë lloj vaksinimi nuk ka alternime do të jetë e njëjtë me atë të parën.

Qytetarët në pritje të kryerjes së vaksinës u shprehen se nuk kanë frikë, ndërkohë të tjerët që e bënë thanë se nuk kishin probleme.

 

Ndryshe është paraqitur situata në qendrat shëndetësore ku po bëhen vaksinimet për moshat mbi 80 vjeç. Qytetarët shprehen se po presin me orë në radha për të bërë vaksinën.

 

Qytetarët nuk do të kenë mundësinë që të zgjedhin se cilën vaksinë do të marrin.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re