Ambasada e SHBA ka përshëndetur vendimin e Britanisë së Madhe për veprimet kundër personave të lidhur me krimin dhe korrupsionin.

 

Përmes një tweet-i, Ambasadorja Kim rikujton se askush nuk është mbi ligjin.

 

“Ne e mirëpresim këtë aksion të rëndësishëm të Britanisë së Madhe. Ata që kanë abuzuar me besimin e publikut për të pasuruar veten dhe për të shtrembëruar sundimin e ligjit – me fjalë të tjera, ata që janë angazhuar në korrupsion dhe minimin  demokracisë – duhet të përballen me drejtësinë. Askush nuk është mbi ligjin.”– shkruan Kim.

 

Më herët Ambasada e Brtanisë së Madhe njoftoi shkëputjen e marrëdhënieve me personazhe të politikës dhe biznesit nga Ballkani Perëndimor.

 

Ndër ta, edhe persona nga Shqipëria.

 

Ky veprim i Mbretërisë së Bashkuar vjen në kuandër të përpjekjeve të shtuara për trajtimin e krimit dhe korrupsionit në të gjithë botën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re