Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar nga Asambleja e Zgjeruar e Partisë Socialiste në Vlorë, se këtë vit në Shqipëri reforma në drejtësi ka treguar se “askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk është më i paprekshëm”.

Kreu i qeverisë është shprehur ndër të tjera, se këtë vit në Shqipëri ka rënë miti i paprekshmërisë i politikanëve.

Ndërsa u ndal në ngjarjen e 21 janarit, Rama u shpreh se “drejtësia mund të vonojë edhe ca por nuk ka për t’u harruar”.

Edi Rama: Këtë vit ka pasur edhe një arsye tjetër për tu ndjerë të motivuar dhe për t’u ndjetë besim plotë që jo vetëm kjo është rruga, por çdo dit e më mire do bëhet. Këtë vit në Shqipëri ka rënë miti i paprekshmërisë i politikanëve.

Është provuar që reforma në drejtësi, që PS e dinte që kur ishte në opozitë dhe e coi përpara kur erdhi në qeveri. Jo vetëm që ka hapur një rrugë të re për vendin por ka dhënë provën më domethënëse, askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk është më i paprekshëm në vendin tonë.

Kjo kërkon shumë durim. 21 Janari nuk ka ndodhur dje, ka ndodhur përpara shumë vitesh dhe të gjithë ne e dimë se sa e rëndë është që të vijë 21 janari tjetër, dhe tjetri, tjetri…. dhe ata që duhet të përgjigjën të vazhdojnë të përqeshin viktimat e 21 Janarit. Nga ana tjetër, askush nuk duhet ta harrojë, që në këtë sistem që kemi zgjedhur, drejtësinë nuk e bën as partia as qeveria, por drejtësia. Drejtësia për 21 janarit mund të vonojë edhe ca por nuk ka për t’u harruar.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re