Analisti Denion Ndrenika i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, foli ne lidhje me qeverinë e re të votuar në Kosovë nën drejtimin kryeministrit Avdullah Hoti.

Ndrenika theksoi se që në fillim askush nuk donte që LVV të qeveriste Kosovën apo që Albin Kurti të ishte kryeministër.

Sipas Ndrenikës për nga vetë natyrë e lëvizjes së LVV-së, njerëzit duan që kjo të ishte një lëvizje jashtë kuadrit politik dhe të ishte kundërshtuese. Sakaq kërkesën e Kurtit për zgjedhje, analsiti e cilësoi si të pavend, pasi e humbi rastin që kishte.

“Albin Kurti zgjodhi një rol shumë të vështirë që në fillim. Askush nuk ka dashur që Albin Kurti të bëhej kryeministër, apo LVV të qeveriste qeverinë e Kosovës, ndonëse në vitet e fundit ka pasur vota të mjagtueshme. Duhet të dilte jashtë çdo kuadri të përgjithsëm të një sistemi politik, të ishte kundërshtuese, protestuese e parapnueshme, por flas për aspektet e mira që ka një lëvizje.

Albin Kurti pranoi të bëhej pjesë e një sistemi politik duke hequr dorë nga themeli i krijimit të LVV-së që ishte protesta, nuk po flas për aspektin patriotik. Albini nuk u tregua i qendrueshëm në ato pika që ka pasur bazë të lëvizjes së tij, u fut në sistem dhe dashur pa dashur është si të jesh në kopenë e ujqërve dhe të dalësh mbi ta. Nuk del dot! Sjellja e të gjithë kuadrit politik ndaj LVV nuk ka qenë e pëlqyeshme.

Unë nuk dyshoj në aftësitë e Avdullah Hotit, por solidariteti i besimit është i munguar. Është jo korrekte të ndërtosh qeverinë dhe pastaj të bëhesh kundër për shkak se duhet të një ministër. Vetë Albini nuk duhet të krijonte qeveri me LDK me ato shifra që u tha deputetëve. Është e vonuar kërkesa e Albinit që të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, apo në zgjedhjet e radhës meqë kjo qeveri ra. Që në 6 tetor kjo rrjedhë u pa, për faktin se LVV nuk e do askush. Une uroj që kjo qeveri të rikthej besimin, besimin tek njerëzit pas kësaj periudhe të koronavirusit.

Me duket e pavend kërkesa e Albin Kurtit për zgjedhje, pasi e humbi rastin e tij. Mungesa e besimit do të vazhdojë në Kosovë edhe me qeverinë e Hotit.”- tha Ndrenika.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re