Ilda Dhori, deputete e PD-së në qarku Fier e ftuar në emisionin “Të Vaksionuarit” që modelohet nga Aulon Kalaja në Fax Neës ka folur për problemet e bujqësisë dhe të fermerëve në Shqipëri.

Gjatë fjalës së saj, Dhori tha se mungesa e subvencioneve, mungesa e tregut të shitjes dhe mungesa e politikave orientuese janë 3 vështirësitë kryesore që has fermeri shqiptar.

“Myzeqeja është hambari i bujqësisë. Është bërë çdo vit i pamundur për fermerët shqiptar të cilët e kanë të pamundur, nafta është premtuar për subvencion po ku është? Litri i naftës ka shkuar 258 lekë/litri, për traktorin, autokombanjën dhe për të gjitha makineritë bujqësore. Të gjithë fermerët në Divjakë dhe Fier nuk mulojnë as kostot me shitjet e tyre. Fermerët blenë plehrat kimike me cmime 3-fishin më shtrenjtë. Fermerët e kanë të pamundur për të nxjerrë kostot. Fermerin un bisedoj cdo ditë dhe shqetësimin e madh e kanë mungesën e subvencioneve. Ministrja thotë për subvecione nafte por në realitet askush nuk merr naftë. Janë propagandë e qeverisë ndërsa në realitet askush nuk pyet për fermerin. Së dyti mungesa e tregut të shitjes. Fermerët janë të varur nga tregtarët lokalë dhe së treti mungesa e orientimit të fermerit nga ana e qeverisë. Duhet të ketë politika informuese për produktet që ka nevojë tregu. Gjithashtu Ballkani i Hapur është një tjetër problem pasi fermeri shqiptar është i pambrojtur”, u shpreh Ilda Dhori.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re