Analisti Prec Zogaj pjesë e tryezës së organizuar nga Partia Demokratike, “Harku opozitar Euro-Atlantik” është shprehur se opozita është pluralë dhe se askush nuk e ka monopolin e saj.

Gjatë këtij takimi Zogaj është shprehur se kjo tryezë me figura politike duhet të lançojë synimin për rotacionin e pushtetit.

“Opozita në Shqipëri ka një sfidë të madhe për të përmbushur. Në Shqipëri ka një shumicë kundër qeverisë Rama.

Në sondazhe pohohet kjo e vërtetë, por 37 përqind e zgjedhjeve mbështesin qeverinë. Dallimi është se 37-38 përqind e zgjedhësve me punën e patronazhistëve dhe bonuset, shitblerjen e votës, shkon pa firo në kuti shndërrohet në votë.

Ndërkohë 60 e ca përqind e elektoratit opozitar nuk shkon në kuti,. Kjo bën që 38 përqindëshi bëhet shumicë. Sfida është që opozita të çojë në kutitë e votimit votuesit.

Rama -Berisha kanë ndërmarrë një përpjekje për të ripropozuar dy partitizmin e vjetër të 2008 me gjithë pasoja që do të kishte nëse do ketë sukses në përqafimin e saj. Opozita është plurale.

Askush nuk e ka monopolin e saj. Interesat e vogla të politikanëve si individë nuk e ndihmojnë opozitën. Duhet të shohim përtej saj.

Do propozoja kësaj tryeze dhe zotit Basha që kjo tryezë të lançojë synimin për rotacionin e pushtetit. Një opozitë që ekziston për të mos ardhur në pushtet është denatyralizim”- ka thënë Zogaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re