Një xhami e lidhur me Unionin Islamik Turk për Çështjet Fetare (DITIB) në provincën verilindore të Francës, Metz, është sulmuar të enjten mbrëma, raporton Anadolu Agency (AA).

Xhamia është dëmtuar nga zjarri që shpërtheu pasi persona të panjohur hodhën tre bomba molotov në muret e xhamisë.

Në një intervistë për AA, Ali Durak, kryetar i shoqatës, tha se xhamia u shpëtua në minutën e fundit nga djegia e plotë.

“Nuk e prisnim një sulm të tillë”, tha ai, duke shtuar se shoqata është në ndërveprim të vazhdueshëm me komunitetin lokal.

Durak tha se xhamia u sulmua për herë të parë, duke vënë në dukje se zyrtarët lokalë i kontaktuan ata menjëherë pas sulmit.

Bordi Koordinues i Myslimanëve Turq në Francë (CCMTF) njoftoi se ka gjithnjë e më shumë incidente antimuslimane, raciste dhe ksenofobike në atë vend.

“Sulmi i fundit lidhet me islamofobinë, e cila u bë më e dukshme gjatë zgjedhjeve presidenciale”, shtohet në deklaratë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re