Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është shprehur se askush s’ka gojë që ta bëjë pis Ramën.
Në këtë moment opozita ka shpërthyer në brohorima duke ironizuar ministren Spirolali.
Nga salla u dëgjuan thirrjet “o hajdutë”, dhe Spiropali iu përgjigj: “Të shkojnë nga vendi.”
Pjesë nga diskutimi:
Spiropali: “Nuk na kompleksioni dot në raportin me drejtësinë.
Brohorima nga opozita
Spiropali: Qetësohu, mos thuaj gjëra qesharake. Jeni mësuar me kryeministra që për drejtësinë kanë folur por vepruar.
Rama nuk e përdor drejtësinë si armë, si hanxhar, por që institucionet të bëjnë punën e tyre duke besuar deri në fund se ata persona që i drejtojnë do përdorin profesionalizmin e tyre për të bërë drejtësi.
kemi bërë një ndarje njëherë e mirë për drejtësinë që shpall njerëzit fajtorë para se të akuzohen, por nuk i çon ku duhet vendi.
Rama nuk ka asnjë gojë dhe argument që ta bëjë pis në raport me drejtësinë.
Salla: Turp, o hajdutë
Spiropali: Drejtësia të bëjë punën e tyre me profesionalizëm.
Të respektohen ligjet dhe hajdutët të shkojnë nga vendi”
