Kryedemokrati Lulzim Basha nga sheshi Skënderbej ku firmosi peticionin e dekomunistizimit,  ka përcjellë një mesazh për Sali Berishën.

Gjatë fjalës së tij, Basha deklaroi se “Askush që ka luajtur një rol gjatë diktaturës, të mos ketë më pozita drejtuese në PD”.

“Çdo shoqëri që mendon se dikush nga ne, sado i talentuar, i aftë apo i djallëzuar të jetë, është Zot apo gjysmëzot, përfundon shumë keq. Mesazhi i dytë është një ndjesë në emër të Partisë Demokratike drejtuar së pari të përndjekurve politikë, për premtimet e papërmbushura.

Dhimbja është terapia më e mirë që të mos përsërisim të keqen. Le të jemi dhe sot një familje e përbashkët sic ishim 31 vite më parë, jo vetëm e demokratëve, sepse ky shesh nuk ishte i mbushur vetëm me demokratë, kishte dhe ish-anëtarë të Partisë së Punës, të cilët u bashkuan me demokratët për të shembur kultn e diktatorit. Të zotohemi që përmes veprimeve tona të mos e lejojmë më kurrë kultin e individit, as në mesin tonë, as mes shqiptarëve.

Zoti na ka bërë të barabartë, detyra jonë është t’i japim mundësi të ecë përpara. Askush mes nesh nuk mund të jetë më Zot. Të shtyjmë përpara procesin e dekomunistizimit, me ndihmën edhe të partnerëve ndërkombëtarë”, u shpreh kryedemokrati.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re