Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, mbajti sot një fjalim gjatë protestës së opozitës dhe Aleancës për Teatrin para bashkisë së Tiranës.
Blushi përgëzoi qytetarët që kanë marrë pjesë në këtë protestë e nisur muaj më parë.
Muajt e fundit pothuajse çdo të premte opozita proteston para bashkisë në shenjë proteste ndaj bashkisë dhe drejtuesit e këtij institucioni. Protesta nis pas skandalit “5D”, me drejtorët e korruptuar të bashkisë.
Lidhur më këtë Blushi tha se kjo është këtë qëndresë heroike kundër simbolit më të urryer të korrupsionit.
Lexo edhe: Efektivi humbi ndjenjat gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës, Këlliçi: Institucioni i Policisë, më i keqtrajtuari! Me rrogat që kanë nuk ushqejnë dot familjet
Blushi tha se qytetarët nuk kanë asnjë besim tek kjo strukture, e asnjë besim drejtësia. Ai tha se drejtësinë duhet ta bëjë populli.
Tedi Blushi: Të dashur qëndrestarë! Të dashur qytetarë të Tiranës, që qëndroni këtu prej muajsh, në këtë qëndresë heroike kundër simbolit më të urryer të korrupsionit.
Përpara kësaj grope skeptike korrupsioni korrupsioni, që vitin e ardhshëm parashikon të vjedhi edhe 500 milion Euro taksat tuaja.
Në fakt ky mostër do ta marrë përgjigjen nga ne dhe jo nga Zoti, sepse ne nuk mund të presim që një ordiner dhe një hajdut, ky prindi 2 I Xhorxh Sorrosit në Shqipëri, të tallet me taksat tuaja, ndaj është koha ta tërheqim zvarrë dhe ta varim në shtyllën e turpit, sepse askush nuk mund të ketë më besim te kjo drejtësi, sepse Altin Dumani është një Erjon Veliaj I drejtëisë, tashmë është një Edi Rama në krye të drejtësisë, sepse ai është vendosu aty vetëm në funksion të axhendave politike dhe personale të Edi Ramës, vetëm për të mbështetur hajdutërinë e Erjon Velisë.
Asnjë besim tek kjo strukturë, asnjë besim tek kjo drejtësi. Drejtësinë duhet ta bëjmë ne, drejtësinë duhet ta bëjë populli.
Besoj e morrët vesh se kush do jenë 12 Drejtorët e rinj të Policisë së Shtetit, të gjithë të lidhur me krimin e organizuar, të gjithë të lidhur me trafikun e drogës dhe janë vendosur aty vetëm për një qëllim, se sit ë vjedhin vota për Edi Ramën, se sit ë vjedhin vota për Erjon Velinë, se sit ë vjedhin vota për kukullën e Vangjush Dakos në Durrës, se sit ë vjedhin vota për banditët në Shkodër, se sit ë vjedhin vota për banditët në Elbasan.
Asnjë besim dhe të kjo strukturë, ndaj është koha që drejtësinë ta bëjmë ne, është koha që ta arrestojmë ne Erjon Velinë, jo vetëm të martë, por cdo ditë në protest, cdo ditë në revolt, cdo ditë në përballje dhëmb për dhëmb me cdo sakrificë, deri sa ti shporrim.
