Koordinatori i PD-së për Tiranën në zgjedhjet e 11 majit, Klevis Balliu foli në Log për kontratën e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA.

Balliu tha në News 24, se paratë mblidhen nga fondacioni i patriotëve shqiptarë në SHBA.

Balliu thotë se Rama i ka alergji patriotët shqiptarë, prandaj thotë se nuk ka patriotë që mbledh para për rotacionin në Shqipëri.

Balliu: Nuk e dimë a janë para të pista. I ka mbledhur një fondacion në Amerikë. Nuk janë mbledhur për një incenerator në Shqipëri. Rama i ka alergji patriotët shqiptarë. Është si Vuçiçi. Dhe thotë nuk ka patriot. Në çdo biznes ku shkelim, ka një tabelë, kërkojmë punëtorë, se kanë ikur. Këta që kanë ikur janë patriotë. Po bëjnë gjithçka. Nuk bëhet fjalë për një pagesë në garazh.

Këtu kanë firmosur të gjithë qytetarët atje, me qejfin e vet. Ju ftojmë dhe ju të kontribuoni atje. Është mirë që Shqipëria të mos lobohet si në rastin e Tahirit. Që Shqipëria lulëzonte me drogë dhe puthte Obamën. Qartësisht, asnjë cent nuk ka dalë nga xhepat e një taksapaguesi shqiptarë. E vetmja gjë që u themi është faleminderit në rotacion e nevojshëm politik. Pse nuk vijnë nga PS-ja që të flasin për lobimin? Se nuk kanë ç’të flasin për lobimin e inceneratorit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko