7 gusht – Kryetari i ri i bashkisë së Beratit, Ervin Demo ka nisur aksionin e pastrimit në kalanë e qytetit, duke mbajtur kështu premtimin e bërë që asnjë ditë e vetme të mos shkojë dëm për qytetin.

Nismës së ndërmarrë nga kryetari Demo për një qytet të pastër për banorët dhe turistët e shumtë që e vizitojnë iu bashkuan dhe punonjësit e bashkisë duke bërë të mundur pastrimin e kalasë.

“Sot me punonjësit e bashkisë nisëm aksionin për te pastruar Kalanë, asetin më të madh turistik të qytetit që pret numrin më të lartë të vizitorëve të huaj, e cila ishte lënë në gjendje të papranueshme”, u shpreh kryetari Demo.

Demo tha se, “bashkë do ta shtrijmë këtë aksion në çdo pikë tjetër turistike dhe çdo lagje për ta bërë qytetin më të pastër, të jetueshëm dhe tërheqës për të gjithë. Ashtu siç u zotuam në fushatë, nuk do të lëmë asnjë ditë të vetme të shkojë dëm për Beratin”.

Demo theksoi se puna sapo ka filluar dhe nuk do të ndalet asnjë ditë në çdo pikë turistike për ta bërë Beratin një qytet tërheqës. /a.a/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re