Aktivisti politik, Ardian Isufi ka qenë i ftuar në studion e Fax News ku ka folur lidhur me procedurat që po ndiqen sa i përket zgjedhjes së presidentit të ri.

Isufi tha se fakti që ende nuk ka një emër të propozuar edhe pas 2 raundeve të para, tregon që në fund presidenti do të zgjidhet nga PS dhe se kjo që po bëhet është vetëm një lojë e shëmtuar aspak e vlefshme për demokracinë.

Sa i takon akuzave brenda PD-së për bashkëpunime me qeverinë, Isufi u shpreh se këto ishin më shumë akuza për të fituar terren brenda së djathtës.

“Në një lloj largpamësie kuptojmë që në fund të gjithë këtyre raundeve do jetë PS që do ta zgjedhë me votat e saj presidentin e republikës. Në tavolinë ka edhe emra që vijnë nga PS por unë mendoj se gjithë kjo lloj maskarade që po ndodh me djegien e raundeve, nuk ka lidhje me demokracinë dhe me procesin normal për zgjedhjen e presidentit por ka lidhje me ato ecejaket e kota.

Mos-prezantimi i një apo disa emrave për kandidatë si president, mbase hedh një lloj bashkëpunimi mes PS dhe PD

Unë mendoj se ka akuza të tilla që vijnë nga brenda PD por më duken më shumë akuza për të fituar brenda së djathtës sesa për të fituar kundër PS. Thjesht po shohim një ndeshje të shëmtuar mes dy grupeve të PD që nuk ua ka për borxh publiku shqiptar”– u shpreh Isufi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re