Deputeti i Ps,Ilir Metaj ka qenë i ftuar në studion e Fax News ku ka folur lidhur me dështimin e raundit të parë për zgjedhjen e presidentit, ku seanca plenare zgjati vetëm 3 minuta pasi nuk kishte asnjë emër të propozuar.

Metaj tha se qeveria nuk do ta linte vendin pa president dhe se nëse deri në raundin e fundit, nuk do të kishte asnjë propozim,atëherë PS do të bazohej në emrat e propozuar në zarfe nga ana e deputetëve.

Pyetje: Keni dorëzuar një zarf me dy apo tre emra si propozime për kreun e ri të shtetit, ku shkuan emrat përse erdhëm në seancë plenare pa një emër konkret?

Metaj: Ato emra kanë shkuar aty ku duhet. Janë në databazën e partisë Socialiste dhe PS po respekton procesin sipas rregullores së kushtetutës.

Pyetje: Nëse nuk kemi një emër të propozuar nga grupet parlamentare deri në fund atëherë do jetë një nga këto 3 emra të propozuar për presidentë?

Metaj: Patjetër që ne nuk do ta lëmë vendin pa president. Dhe kemi përgjegjësinë dhe detyrimin për këtë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re