Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor, Dialogut dhe Zhvillimit, Ilir Meta zhvilloi në Presidencë një veprimtari me anëtarë dhe përfaqësues të disa prej pakicave kombëtare në Shqipëri.

Në këtë ceremoni, pas fjalës së tij përshëndetëse, Meta iu bashkua përfaqësuesve të minoriteteve duke kërcyer me ta dhe duke ia marrë vallës.

Ndërkohë që derimë tani presidenti i vendit Ilir Meta nuk ka dhënë asnjë koment për vendimin e DASH për të shpallur non grata, ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha. Ky i fundit i pyetur për heshtjen e Metës tha se ai ishte në gjendje të mbronte veten e tij, dhe nuk ka pse Presidenti të shprehet.

Ndërkohë që vetë Meta është përfshirë në muajt e fundit në replika të forta me ambasadoren amerikane Yuri Kim, e cila tha se shpallja non grata e Berishës është një vendim i menduar mirë nga ana e DASH.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re