Vazhdon të mbetet mister fati i 26-vjeçarit Mateo Lika, i cili një ditë më parë ka humbur kontaktet me familjarët.

 

Po ashtu, nuk dihet nëse automjeti që ai drejtonte është rrëzuar në lumin Seman apo pas përplasjes me parmakët e urës, është larguar që aty.

 

Të dyja pistat vazhdojnë të jenë nën hetimin e policisë, ndërsa kontrollet po vijojnë në lumë si dhe në zonën përreth.

 

Telefoni i 26-vjeçarit vijon të jetë i fikur duke vështirësuar punën e policisë. Fakti që deri më tani nuk është bërë asnjë denoncim tjetër, i ka bërë hetuesit që të mendojnë se i riu mund të ketë qenë i vetëm në makinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re