Policia nuk ka rënë ende në gjurmët e grabitësve të bankës në Koplik.

 

Ata dyshohet të jenë larguar në drejtim të Malit të Zi. Kjo pasi makina tip Benz që i vodhën një qytetari rastësor u gjet në afërsi të kufirit.

 

Burime pranë grupit hetimor thanë se hajdutët nën kërcënimin e armëve arritën të merrnin nga sportelet rreth 10 mijë euro, 1 mijë dollarë dhe 400 mije lekë.

 

Ngjarja ndodhi të hënën në filialin e një banke të nivelit të dytë, ku tre persona të armatosur pasi morën paratë u larguan me shpejtësi me një makinë tip “Volksvagen” të cilën e dogjën në dalje të qytetit të Koplikut.

 

Më pas ata vijuan arratinë me një makinë tjetër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re