Si rezultat 1.057 testimeve, në 24 orët e fundit kanë rezultuar 53 qytetarë të infektuar me koronavirus.

 

Fatmirësisht, asnjë person nuk ka humbur jetën në 24 orë. Ministria e Shëndetësisë bën njofton se infeksionet e reja janë identifikuar në këto bashki:

25 në Tiranë, 8 në Fier, 4 në Himarë, 3 në Vlorë, Sarandë, 2 në Pogradec, 1 në Shkodër, Kukës, Durrës, Përmet, Berat, Elbasan, Gramsh, Mirditë.

 

Aktualisht në të gjithë vendin janë 374 pacientë aktivë me COVID-19. Në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orë janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271.185 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

 

Statistika (29 Prill 2022)

Raste të reja ditore 53

Të shëruar në 24 orë 90

Të shtruar në spitale 7

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 1,057

Testime totale 1,805,355

Raste pozitive 275,055

Raste të shëruara 271,185

Raste Aktive 374

Humbje jete 3,496

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 239

Vlorë 40

Fier 37

Korçë 14

Shkodër 10

Elbasan 9

Durrës 7

Gjirokastër 7

Kukës 5

Berat 5

Lezhë 1