Edhe ditën e sotme raportohen numër i ulët i rasteve të reja me Covid në vendin tonë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1187 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 75 qytetarë.
Fatmirësisht nuk ka pasur asnje humbje jete.
“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1187 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 75 qytetarë, në këto bashki:36 në Tiranë, 8 në Fier, nga 3 qytetarë në Durrës, Delvinë, Sarandë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Pukë, Gjirokastër, Korçë, Devoll, nga 1 qyterar në Fushë Arrëz, Kukës, Tropojë, Mirditë, Kamëz, Patos, Divjakë, Mallakastër, Konispol, Memaliaj, Elbasan, Gramsh.
Janë 1153 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv.Janë shëruar 104 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,776 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (09 Mars 2022)
Raste të reja ditore 75Të shëruar në 24 orë 104Të shtruar në spitale 45Humbje jete në 24 orë 0Testime ditore 1187
Testime totale 1,755,947Raste pozitive 272,412Raste të shëruara 267,776Raste Aktive 1153Humbje jete 3,483
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 333Fier 203Lezhë 185Kukës 94Shkodër 83Elbasan 77Vlorë 59Gjirokastër 24Korçë 38Berat 30Durrës 23Dibër 4
