Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

 

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 1,132 testime dhe kanë rezultuar pozitive 73 qytetarë, dhe asnjë humbje jete. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:30 në Tiranë, 19 në Fier, 5 në Himarë, 4 në Sarandë, 3 në Shkodër, Vlorë, 2 në Patos, 1 në Durrës, Rroskovec, Lushnje, Selenicë, Gjirokastër, Tepelenë, Kuçovë.

 

Janë 411 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.Janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,095 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (28 Prill 2022)

Raste të reja ditore 73Të shëruar në 24 orë 27Të shtruar në spitale 8Humbje jete në 24 orë 0Testime ditore 1,132

 

Testime totale 1,804,298Raste pozitive 275,002Raste të shëruara 271,095Raste Aktive 411Humbje jete 3,496

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 252Fier 63Vlorë 38Korçë 12Gjirokastër 12Shkodër 9Berat 7Elbasan 7Durrës 6Kukës 4Dibër 1

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re