Ish-presidenti, Bujar Nishani një ndër përkrahësit e “Foltores” ka deklaruar se askush nuk i shkon më pas Lulzim Bashës.
Sipas Nishanit, Basha tashmë është vetëm një deputet deri në zgjedhjet e parakohshme paralamentare dhe pas kësaj ikën në Holandë.
“Nuk besoj se ka ndonjë individ që aspiron politikën e që ti shkojë më sot pas Lulzim Bashës.
Lulzim Basha tashmë është veçse një deputet deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare e mandej ikën në Holandë. Shqipëria do të bëhet !”, shkruan Nishani në Facebook.