Ka përfundur takimi mes 3 ambasadorëve dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha në selinë Blu në lidhje reformën zgjedhore. Kim, Soreca dhe Duncan ishin në zyrën e kryedemokratit me shpresën për të gjetur një kompromis për reformën zgjedhore.

Fillimisht Lulzim Basha priti ekspertët e reformës zgjedhor dhe më pas u takua në selinë blu me aleatët.

Takimi me ambasadorët e ShBA, BE dhe Britanisë së Madhe nisi që në ora 15:00 dhe për më shumë se një orë kanë diskutuar mbi gjetjen e një kompomisi.  Asnje nga diplomatet nuk dha ndonje prononcim pas konsultes mbi ore. Takimet vinë një ditë pasi pasi partitë parlamentare dhe jo parlamentare dështuan të gjejnë konsensusin për të përmbyllur reformën zgjedhore brenda 31 majit.

Ku ndahen palët?

Komisionet, Kolegji dhe Kryekomisioneri mbeten ende çështje të pazgjidhura. I gjithë debati lidhet me administratën zgjedhore, PS ka kërkuar depolitizim të plotë ndërsa PD ka pasur një formulë të mesme ku kryetari në komisionet zonale është i pavarur dhe 6 anëtarët e tjerë përfaqësues të partive politike. Kjo formulë nuk është pranuar nga PS dhe më pas është diskutuar një formulë kompromisi që rrit anëtarët e depolitizuar dhe minimizon përfaqësuesit politik në komisione duke i lënë ata vetëm si vëzhgues.

Ka qenë një formulë ku PD është afruar, edhe PS dhe ambasadorët. Pikë tjetër e rëndësishme është dhe KQZ. PD ka pranuar formulën që e ka propozuar mazhoranca, por ajo çka i ka ndarë palët është emri i kryekomisionerit dhe mbështetja që duhet të gëzojë. PD ka insistuar që emri të jetë konsensual pasi do të ketë mandat 7 vjeçar. Nuk është dakordësuar as fati i Kolegjit Zgjedhor, PD ka kërkuar shkrirjen e tij dhe kalimit të kompetencave gjykatës Kushtetuese.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re