Palët ende janë të ndara në qëndrimet e tyre lidhur me Reformën Zgjedhore. Petrit Vasili si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Këshillin Politik që po diskuton për Reformën, e cila ka si afata mbylljeje datën 31 maj e për të cilën mbeten vetëm pak orë ka kritikuar refuzimin e maxhorancës.

“Refuzimi nga Rilindja i propozimit të Opozitës së Bashkuar, i cili garanton votën e lirë, eviton mbushjen e kutive të votimit si dhe barazi të plotë të të dyja palëve në administrimin zgjedhor është fundi i reformës” – shkruan Vasili në një status në facebook.

“Ulja kritike e nivelit të garancive dhe synimi i kapjes e manipulimit të zgjedhjeve nga qeveria përmes propozimit të Partisë Socialiste rrëzon të gjithe procesin e reformës dhe e bën praktikisht nul atë.

Ky refuzim ka synim të ligjërojë manipulimin e zgjedhjeve të Dibrës në 2016, të zgjedhjeve të përgjithshme të 2017 dhe të turpit të votimeve moniste të 2019 dhe ripërseritjen e tyre edhe në të ardhmen.

Reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj janë kushte themelore për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Rilindja e ka penguar qellimisht Integrimin e Shqiperise ne BE. Pa zgjedhje te lira e te ndershme nuk ka hapje të negociatave.

Ka vetëm një përgjegjës për bllokimin e hapjes së negociatave ky është Edi Rama-përfundon statusin e tij Vasili.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re