Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit  Vasili i ftuar në një lidhje live në Panorama TV, ndër të tjera foli edhe për kerkesën e SPAK  drejtuar parlamentit për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, po ashtu edhe për çështjen Beleri.

Ai u shpreh se PD ka depozituar një kërkesë në Kushtetuese, pasi procesi kundër Berishës është antikushtetues dhe i paligjshëm, duke theksuar  se ndaj ish-ministrave të qeverisë, si Arben Ahmetajt dhe Saimir Tahirit u veprua ndryshe.

Sipas tij, shteti i së drejtës në Shqipëri ka rënë dhe ajo çfarë kryeministrit  grek tha në Bruksel ishte e drejtë, pasi çështja “Beleri” është çështje e funksionimit të shtetit ligjor.

“Ju e dini që PD ka depozituar një kërkesë në Kushtetuese, pasi procesi kundër Berishës, është proces antikushtetues dhe i paligjshëm. Masat kufizuese kundër Berishës, janë marrë pa miratimin e parlamentit.

Ata morën masat, pa  ju referuar parlamentit. Për ta kujtuar, si është vepruar për Tahirin dhe Ahmetajn, tani me opozitën po veprohet ndryshe.

Ku dallon Berisha nga ministrat e qeverisë që u është kërkuar masë sigurie? Në këtë drejtim, ky është thelbi i cështjes në Shqipëri, shteti i së drejtës ka rënë përtokë.

Këtë ngriti edhe kryeministri grek në Bruksel, duke thënë se është cështje e funksionimit të shtetit  ligjor  dhe kishte të drejtë. Beleri qëndron në burg, ndërsa ai i Rrogozhinës vazhdon punën në zyrë” tha Vasili.

Sa i përket  moscaktimi  të një date nga BE për nisjen e negociatave për integrim, Vasili tha se në Bruksel nuk i kanë mbyllur sytë, ajo që po ndodh në parlamentin shqiptar ka bërë jehonë në Evropë dhe më gjerë.

“Themeli i një funksionimi të kësaj shoqërie, ka qeverisjen dhe kontrollin. Në këtë rast pa dialog politik, pa një funksionim perfekt të parlamentit, nuk mund të ecet përpara. Asnjë në Bruksel nuk i ka mbyllur sytë. Lajmi i situatës në parlament është parë në gjithë botën. Kartonat nuk duken nga numri i mad hi gardistëve” shtoi ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re