A mund të na ndihmojë një fshat i vogël kodrinor në Itali në zgjidhjen e disa prej mistereve të koronavirusit? Javën e kaluar, fshati Nerola, papritmas u shpall “zonë e kuqe”, pasi u zbuluan një numër të madh rastesh me koronavirus.

Fshati është rrethuar nga ushtria dhe të gjithë banorët që jetojnë aty duhet të futen në karantinë. Tashmë studiuesit e mjekësisë po testojnë tërë popullatën, me shpresën se mësojnë më shumë rreth virusit.

Fshati Nerola shtrihet sipër një kodre, sapo del nga Roma. Javën që shkoi në këtë vend të vogël u regjistruan 77 raste me koronavirus dhe papritmas u shpall zonë e kuqe. Banorët e fshatit nuk mund të dalin nga shtëpia as për të blerë ushqime. Çdo gjë do u çohet tek pragu i derës.

Një prej banorëve thotë:

“Njerëzit në fshatin tim janë të frikësuar sepse shumë persona janë të moshuar.”

I pyetur se pse i gjithë fshati është mbyllur, një zyrtar i shëndetit tha se numri i pacientëve që janë infektuar është shumë i madh në krahasim me numrin e popullsisë. Tashmë që fshati është kthyer në një ” laborator njerëzor”, të gjithë banorët po testohen për të mësuar më shumë rreth mënyrës sesi virusi përhapet. /



Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re