Me gjakftohtësi dhe aspak i penduar për vrasjet makabre, Dan Hutra ka treguar krejt i qetë para policisë sesi i realizoi ekzekutimet.

 

Në dëshminë e dhënë ai rrëfeu se 40-vjeçares Marjana Gurakuqi, me të cilën kishte patur raporte intime, i kishte dhënë 80 mijë euro.

 

Kjo ishte arsyeja pse donte ta vriste. Për ish-bashkëjetuesen Elena Hysa, shpjegoi se ajo nuk kishte pranuar të bënte ADN e fëmijës, pasi kishte dyshime se foshnja nuk ishte e tij. Ndërsa për 31-vjeçaren Etleva Kurti, shkak tha Hutra, ishte konflikti me vëllanë e saj gjatë kohës që ishte në burg.

 

Në fillim doja të vrisja 40-vjeçaren në Astir, të cilën doja ta prisja në fyt. Doja ta vrisja, sepse më kishte 80 mijë euro borxh. Më pas shkova në Kodër-Kamëz. Kam qëlluar ndaj grave. Pasi më mbaruan plumbat, nxora thikën dhe i sulmova. Më pas kisha dy objektivë, vëllain e Vladimir Kurtit dhe një person tjetër. Në Kamëz po kërkoja vëllain e Kurtit. Kur dola në oborr thirra: A ka njeri këtu? Dhe doli motra e tij. Qëllova ndaj saj. Vrasjen e bëra, sepse kisha sherr me vëllain e saj në burg dhe e kisha paralajmëruar. Mora makinën dhe u largova drejt Sharrës, dhe rrugës jam ndeshur me disa patrulla policie, të cilat shkonin drejt vendngjarjeve.

 

Por 40-vjeçari reagoi ashpër kur mësoi se ish-bashkëjetuesja e tij nuk kishte vdekur. Ai e quajti krimin si një mision, që nuk është kryer deri në fund.

 

Ndërkohë, drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, tha se dëshmia është e bazuar edhe në prova shkencore .

 

Unë nuk mund të bëj të ditur për shkak të hetime se çfarë tha, por dua të bëj të ditur se autori i kësaj ngjarje të paprecendentë ka qenë bashkëpunues me policinë dhe e ka treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes. Deklarata që kam bërë dje, ka qenë e bazuar në prova të pakundërshtueshme, por autori ka qenë bashkëpunues me policinë.

 

Objektivi i katërt për t’u vrarë ishte një burrë, komshi në lagjen e vjetër të familjes Hutra, që banon pikërisht në këtë kodër përballë landfillit të Sharrës.

 

ESIDO BARKAJ

GAZETAR-VIZION PLUS

Ne kete koder Dan Hutra ka qendruar disa ore ku ka vezhguar dhe pritur per te vrare viktimen e rradhes. Ai zgjodhi kete vend pak metra larg baneses se objektivit te cilin e akuzonte se i ka dhene armen autorit qe i ka vrare te atin 23 vite me pare.

 

Banorë të kësaj zone e njohin Hutrën si njeri problematik.

 

40-vjeçari nga Kukësi ishte një person me precedentë të rëndë penalë. Ai kishte vuajtur 16 vjet burg për vrasjen e gruas së parë e po ashtu ishte arrestuar disa herë për përdhunim, vjedhje si dhe dhunë në familje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re