Futen në seli anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, një ditë pas heqjes së dyerve të blinduara.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al, se anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, pa Sali Berishën në krye do të takohen me Enkelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhin.

Dita e sotme ka qenë me zhvillime të vrullshme në kampin opozitar, ku Gjykata e Tiranës njohu Kuvendin e datës 11 Dhjetor si të ligjshëm, duke e bërë legjitim në këtë mënyrë Komisionin e Rithemelimit në drejtimin e PD-së.

Ivi Kaso tha se vendimi është i paapelueshëm, ndërkohë që nuk ishte i të njëjtit mendim Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit ka qenë në statusin e kryetarit të komanduar në PD, por pas vendimit të sotëm të Gjykatës pozicioni i është vënë në pikëpyetje, për shkak se Kuvendi i 11 Dhjetorit, nuk i njihte strukturat e tjera.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re