Qeveria e Kosovës nuk do të këtë asnjë përfaqësues në takimin e sotëm që kryeministri Edi Rama po zhvillon me liderët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë.

Këshilltari për Media në zyrën e zv.kryeministrit të Kosovës, Klisman Kadiu ka deklaruar se pjesëmarrja e Besnik Bislimit në takimin joformal nuk ka qenë e planifikuar e aq më pak e konfirmuar.

“Lajmi i djeshëm për pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Bislimi në takimin joformal në Tiranë nuk është i vërtetë. Nuk ka qenë i planifikuar e aq më pak i konfirmuar.

Meqë nuk ka patur asnjë konfirmim nga zëvendëskryeministri Bislimi, atëherë nuk ka mundur as t’i refuzohej pjesëmarrja apo prania e tij. Prandaj edhe raportimet nga disa media shqiptare në lidhje me refuzimin nuk janë gjë tjetër veçse spekulim dhe duke qenë i tillë veç mund të spekulojmë për origjinën e tij”– u shpreh Kadiu për Top Channel.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re