Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizua, në bashkëpunim me GJKKO, kanë firmosur 9 urdhër arreste, mes tyre ish-administratori i një kompanie, në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Burime bëjnë me dije për Fax News se urdhër arrestet janë duke u ekzekutuar nga policia e shtetit, ndërsa aksioni është ende në vijim. Aksioni i sotëm lidhet posaçërisht me inceneratorin e Fierit.

Fax news meson se urdhër arrestet janë firmosur mbrëmë nga gjykata e posaçme dhe operacioni ka nisur në orët e para të mëngjesit.

Sipas burimeve jo zyrtare, të arrestuarit janë në rang drejtorësh. Policia ka ekzekutuar deri më tani 7 urdhër arreste ndërsa 2 persona janë ende në kerëkim.

Për këtë aferë janë vënë nën hetim edhe 10 zyrtarë të tjerë të lartë. Spak ka vendosur që ti hetojë ata në gjëndje të lirë.

Identiteti i të arrestuarve dhe personave nën hetim nuk bëhet me dije për shkak se operacioni vijon.

Lidhur me këtë aferë janë marrë në pyetje nga SPAK për orë me radhë dhe kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi si dhe deputeti socialist Alqi Bllako.

I vetmi zyrtar i lartë i arrestuar për çështjen e inceneratorëve është ish-ministri i mjedisit Lefter Koka, i cili mbahet ende nën masën e arrestit me burg.

(E.K/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re