Home SHQIPERIA “Asnjë presion nga qytetarët”/ Balluku-opozitës: Argument për të mos dalë në protestë

“Asnjë presion nga qytetarët”/ Balluku-opozitës: Argument për të mos dalë në protestë

0
“Asnjë presion nga qytetarët”/ Balluku-opozitës: Argument për të mos dalë në protestë

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Zv.Kryeministrja Belinda Balluku përmes një interviste për edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus, iu përgjigj akuzave të opozitës, sipas të cilës, qeveria e hoqi fashën e energjisë elektrike për shkak të presionit qytetar.

 

 

Sipas Ballukut, ky është thjesht një argument i opozitës për të mos dalë në protesta.

 

 

Ministrja shtoi sërish se qeveria do të bëjë të pamundurën për të mbrojtur qytetarët kundrejt rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

 

“Ne nuk kemi pasur asnjë presion nga qytetarët. Qytetarët e kanë mirëpritur vendosjen e fashës , sepse fasha ka konceptin që një qytetar deri në 800Kë përdor energjinë që i duhet për të gjitha shërbimet shtëpiake, pastaj më tepër, shërbimet e luksit nuk mbulohen dot në kohë krize. Kjo është një krizë ndërkombëtare.

 

Kjo historia e protestave që këta u tërhoqën, na vjen mirë që po përdorin një argument që të mos bëhen protesta, sepse kjo nuk i bën mirë as imazhit të vendit, sidomos kur janë protesta pa ndonjë arsye. Por ju duhet të keni parasysh që qeveria shqiptare është këtu për të mbrojtur qytetarët dhe ne do të bëjmë maksimumin.”

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë