Zv/drejtori i Përgjithshëm i SHÇBA, Adriatik Ago ka kaluar këtë të premte në filtrat e vettingut.

 

Gjatë seancës dëgjimore, Komisioni i Jashtëm I Vlerësimit, konstatoi se subjekti I rivlerësimit ka bërë deklarim të saktë dhe se nuk ka asnjë problem

 

Krahas kriterit të pasurisë, Ago nuk pati probleme as me kriterin e pastërtisë të figurës si dhe atë të aftësisë profgesionale.

 

Sipas Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, Ago ka formim në shkollën e policisë dhe atë të juridikut dhe nuk ka marrë asnjë masë disiplinore.

 

Trupa e vlerësimit përbëhej nga Ana Kapaj, Elvira Daberdaku dhe Elida Liko.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re