Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se me legalizimin e kanabisit asnjë qytetar nuk do të jetë i qetë. Me anë të një postimi në Facebook, kreu u PL-së, thekson se ky është një akt kriminal me pasoja të shumanshme.

Tërheqja dhe kthimi mbrapsht i këtij ligji -thekson Meta- është e vetmja rrugë për të ndalur këtë murtajë të drogës që ka pllakosur vendin.

“Asnjë qytetar nuk mund të jetë i qetë në familjen e tij, e cila do të goditet në një mënyrë apo në një tjetër nga legalizimi i drogës, pasi ky është një akt kriminal me pasoja të shumanshme, familjare, shëndetësore,  shoqërore dhe ekonomike.

Tërheqja dhe kthimi mbrapsht i këtij ligji është e vetmja rrugë për të ndalur këtë murtajë të drogës që ka pllakosur vendin, që ka shkatërruar imazhin e tij që ka larguar investimet dhe që ka shtuar pasigurinë në vend dhe në shoqërinë tonë”, shkruan Meta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re