Adri Nurellari komentoi nga studio e lajmeve në Vizion Plus ‘pakënaqësinë’ e Berishës për mosreagim nga politika e Kosovës për sulmin që u bë ndaj kryedemokratit në protesten e datës 6 dhjetor.

 

Analisti dhe politologu I njohur që njeh shumë mirë edhe mjedisin politik në Kosovë,  tha se është e kuptueshme një gjë e tillë, pasi edhe Berisha, nuk ka bërë asnjë reagim kur është ushtruar dhunë ndaj politikanëve të LDK apo PDK në Kosovë.

 

“Padyshim që ngjarja ishe e rëndë, dhe çdo lloj dhune është lajm i kobshëm sidomos dhuna në atë ditë të rëndësishme për Shqipërinë. Por është e kuptueshme deri diku sepse edhe LDK edhe PDK, nuk është se Berisha ka shprehur solidaritet ndaj sulmeve që janë bërë ndaj anëtarëve të këtyre partive. Dhe jo vetëm që Berisha e opozita nuk ka manifestuar solidaritet, por e kanë pritur si hero Kurtin, si pishtar i së drejtës së kulluar. Kështu që nuk është rastësi që nuk ka solidaritet.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re