Pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj se institucioni i Presidencës duhet rregulluar me ligj, zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi shkruan se duhet humbur asnjë sekondë kohë për ‘gjeneralin’ nën poture.

Postimi i Tedi Blushit: Asnjë sekondë për të humbur me “Gjeneralin” nën poture”. Si mund të bëjë moral për Kushtetutën një gënjeshtar që donte të hynte në shkelje të Kushtetutës me kamuflazh në zyrën e ministrit? Qetësohu “Gjenerali” nën poture: Rendin në 2 mars e garanton Presidenti bashkë me popullin!

Në një postim në Twitter, Lleshaj shkruan se ka ardhur koha që të kornizohet me ligj funksionimi i institucionit të Presidencës.

Për Lleshajn Republika Parlamentare nuk diskutohet, por respektohet dhe ndërsa ka bërë të ditur se policia do të ndërhyjë në tubimin e Presidentit në 2 mars, që e ka quajtur antiqeveritar.

Ministri Lleshaj në Twitter:

Koha për të kornizuar me ligj funksionimin e institucionit të Presidentit! Prej 20 vjetësh diskutohet dhe harrohet. Por siç po duket deri në dhimbje tanimë, ideja se kreu i shtetit është individ i vetërregullueshëm, ka vdekur! Republika Parlamentare nuk diskutohet, respektohet.

‪Fakti që Policia e Shtetit duhet të hyjë në historinë e planetit si e para polici në botë që garanton tubimin antiqeveritar të kreut të shtetit, flet më shumë se një miliardë fjalë për çrregullimin e skajshëm të zotërisë që e ka kthyer Presidentin në një absurditet folklorik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re