9 gusht- Kryetari i ri i bashkisë së Beratit, Ervin Demo ka nisur aksionin për pastrimin e qytetit , sinjalistikën rrugore dhe ndriçimin.

Papastërtia dhe sinjalistika rrugore ishin dy nga 1260 problemet që Demo së bashku me ekipin evidentoi dhe faktoi gjatë fushatës elektorale.

Aksioni ka përfshirë të gjitha rrugët dhe lagjet e qytetit, duke mbajtur kështu premtimin e bërë që asnjë ditë e vetme të mos shkojë dëm për qytetin.

Sipas bashkisë së Beratit po punohet në çdo lagje për ta bërë qytetin më të pastër, të jetueshëm dhe tërheqës për të gjithë.

Një tjetër prioritet është edhe sinjalistika e rrugëve të qytetit të gurtë.

“Asnjë sekondë pushim! Vazhdon puna me vijëzimet e rrugëve. Kemi përfunduar me prioritet të gjithë rrugët pranë shkollave si edhe vijojmë intensivisht ndërhyrjet në ndriçimin e qytetit”, shprehet Demo.

Dy ditë më parë punonjësit e bashkisë pastruan Kalanë e qytetit, asetin më të madh turistik të qytetit që pret numrin më të lartë të vizitorëve të huaj.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re