Familja Koço vijon betejën për tokën e saj në Jalë. Pasi u rrëzua kërkesa e saj në apelin e Vlorës, familja Koço ka ngritur dy padi të tjera kundrejt kompanisë që po ndërton një restort mbi 20 000 katror truall në pronësi të familjes Koço.

Sipas familjes Koço kompania po ndërton me dokumente të faksifikuara nga Aluizni i Vlorë në vitin 2018. Pas kësaj pronarët e rinj që uzurpuan truallin ia besuan kompanisë ‘Jala invest’ për të zhvilluar këtë pasuri e për të ndërtuar resortin. Familja Koço e përfaqësuar nga Andon Koço, ka kontaktuar nga Faxneës për të vizituar nga afër kompleksin e ndërtimit.

Me të mbërritur në hyrje të kantierit vihet re menjëherë sikleti i punonjësve, që nuk lejuan ekipin e Faxneës dhe Andon Koço të afrohenin në brendësi të kantierit, madje mbyllën dhe portën hyrëse të saj.

Për t’u theksuar në kantier veç makinerive që po hapnin themelin, nuk kishte asnjë tabelë treguese se cili është projekti, kush po ndërton, afatet apo ku saktësohet se nga kush autoritet është dhënë leja e ndërtimit.

Koço dha një shpjegim mbi mungesën e tabelës. Po ashtu zoti Koço rrëfeu hapat ligjor që po ndjek familja e tij, ku pritet që të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë.

Andon Koço u shpreh se se dokumemtat në posedim janë qartësisht në favor të familjes dhe se truku i ligjit 7501 nuk lidhet me këtë truall, pasi nuk është tokë bujqësore, kjo e faktuar edhe nga kryeplaku i fshatit.

“Vijmë për të vërtetuar këtë masakër që kanë bërë firma e oligarkut që nuk e di kush fshihet pas tyre. Një pronë historike që daton 200 vite para, brez pas brezi në mes të natës në mënyrë të çuditshme prishet dhe shkatërrohet. 

Ky ndërtim ka dy vite që me dokumenta të tjetërsuara fakton që në mënyrë jo të rregullt fillimet e këtyre punimeve. Jemi në proces gjyqësor. Në gjykatën e apelit dhe në gjykatën administrative. Gjyqi ka nxjerrë një vendim në mënyrë të çuditshme, një gjyq fantazmë brenda 24 orëve merr një vendim. Kompania po ndërton me dokumente të falsifikuara.

Ne nëpërmjet avokatëve do të kërkojmë të drejtën e pronës që na kanë grabitur. Pas kësaj grabitje fshihen zyrtarë të lartë të shtetit. Këtu ka banuar xhaxhai im deri në vitin 2009, Spiro Koço i cili u nda nga jeta dhe kjo na pezmatoi ardhja në këtë objekt. Këtu ka ekzistuar shtëpia 200 vjeçare ku janë rritur disa breza.

Por në vitin 2007 era e fortë e shkatërroi edhe çatinë dhe ne kërkuam leje në bashkinë e Himarës për të rregulluar çatinë dhe këtë leje ne e morëm por nuk arritëm që ta përfundonim punimet për shkak të fatkeqësisë së xhaxhait i cili ndërroi jetë. Shtëpinë e prishën në një natë të errët dhe ne na thanë banorët e zonës, eja se ju prishën shtëpinë”, u shpreh Andon Koço.

Familja Koço pavarësht vështirësive dhe zyrtarëve të lartë që fshihen pas kësaj “grabitje” siç e cilësojnë ata, nuk do të dorëzohen deri sa të marrin atë që u takon me të drejtë.

Gjykata e Shkallës së parë në Vlorë vendosi pro familjes Koço, ndërkohë që në Apel, në një vendim që mbart mbi vete hije dyshimi, për shkak të shpejtësisë me të cilin u dha, dhe mosnjoftimit të palëve, togat e zeza i hapën rrugën ndërtimit të resortit.

Kompania që do të ndërtojë në këtë truall iu përket familjarëve të ish-ministrit dhe deputetit socialist Damian Gjiknuri.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re