Skip to content

Asnjë tërheqje nga studentët: Jo dialog për 8 kërkesat

TERHEQJE

TERHEQJE

Studentët janë të vendosur për të mos negocuiar asnjë nga 8 kërkesat e tyre.

 

Pavarësisht ftesave të vazhdueshme të Ramës nëpërmjet profilit të tij në Instagram dhe Twitter, të rinjtë e grumbulluar para Kryeministrisë nuk kanë ndërmend të bëjnë asnjë hap pas në raport me atë që kërkojnë që nga dita e parë e reagimit të tyre.

 

Kauzës së Universiteteve Publike të Tiranës iu bashkuan sikurse pritej edhe universitetet e rretheve por jo vetëm kaq.

 

Në protestë para kryeministrisë kanë qenë edhe mbështetës së LSI dhe partive të tjera opozitare, banorë të ndryshëm dhe banorët protestues të Astirit.

 

Ndonëse rreshjet e shiut ia kanë prishur pak planet studentëve protestues, ata janë shprehur për mediat se do të vazhdojnë qëndresën e tyre duke paralajmëruar madje protesta të tjera.

a08f19fd 74e7 48c1 88ac eba4f56ae3ad 77c50cfb 1e10 4a26 9c70 e97497e94af8