Ne datën 1 shkurt, aksioni i qeverise per ujin si fokus kryesor do te ketë bizneset e mëdha. Nga Lezha, gjate nje takimi me drejtuesit e pushtetit vendor, kryeministri Edi Rama e ka bere te qarte se nuk do te tolerohet me vjedhja e ujit nga biznese ne mes te kryeqytetit
 
Reforma e ujit është mbështetur edhe nga kryebashkiaku demokrat i Lezhës Fran Frrokaj, i cili ka siguruar mbështetjen e kryeministrit Rama per disa projekte per ketë bashki.
 
Qytetaret kane afat deri ne datën 1 shkurt per te lidhur kontrate me ujësjellësin e per te vendosur matesat e ujit, ndërkohë qe nje dite me pare, qeveria ka vendosur qe per familjet ne nevoje ky proces te jete falas.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re