Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me kafkën e gjetur dje në afërsi të varrezave të Burdulliasit në Berat, që i përkiste një gruaje. Gazetarja Eneida Petova në një lidhje live për News24 bëri me dije se kafka e dekompozuar, ishte futur në një qese, e cila ishte lidhur. Ndërkohë, nga këqyrja e kafkës, mendohet se ajo ishte djegur më parë.

Ajo është gjetur nga punëtorët e varrezave, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Duke iu referuar burimeve, gazetarja tha se nga këqyrja e të gjitha varreve të në këto varreza nuk janë të dëmtuara, ndërsa mendohet se kafka është hedhur aty.

Kafka e dekompozuar është transportuar pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, kur edhe do të kryen ekzaminimet e nevojshme që do të përcaktojnë identitetit e saj. Të njëjtat burime konfirmojnë se po punohet nëpërmjet kamerave të sigurisë në këtë zonë, por duke qenë se bizneset dhe shtëpitë pranë varrezave nuk kanë kamera, zbardhja e detajeve do të jetë e vështirë. Ndërkohë, identifikimi i personit që i përkasin eshtrat do të bëjë të mundur dhe hetimet për pas të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)


Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko