Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë vdekje Covid, ndërkohë që janë regjistruar 9 raste pozitive nga 1648 testime të kryera.

Njoftimi i plotë i IKSHPK: 30 Qershor 2021/ Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.361 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 179.029 doza të vaksinës.
Deri më sot 41.573 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.648 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.333.

Në total numri i rasteve aktive është 167.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77-8f7b-4c…/page/MT0qB

Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën!

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re