Fatmirësisht përgjatë 24 orëve të fundit në Greqi nuk është shënuar asnjë jetë e humbur për shkak të Covid-19, ndërsa është shënuar një rritje e numrit të personave që janë infektuar.

Në vendin fqinj ka rinisur të ndjehet frika nga koronavirusi edhe pse nuk është shënuar asnjë viktimë ditën e fundit, por kjo ndodh për shkak se është rritur numri i të infektuarve.

Autoritetet shëndetësore në vend kanë bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 110 raste të reja me Covid-19 nga të cilët 23 persona ishin raste në një fabrikë në Kavala, ndërsa 12 ishin raste të importuara.

Deri më tani në Greqi 206 persona kanë humbur jetën për shkak të Covid-19, ndërsa numri i përgjithëm i të infektuarve ka shkuar në 4587.

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re