41 qytetarë janë infektuar në 24 orët e fundit në vendin tonë si pasojë e Covid-19.

 

Fatmirësisht  nuk është regjistruar asnjë vdekje. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë shëruar 28 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,893 që nga fillimi i epidemisë.

 

“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 407 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 41 qytetarë, në këto bashki:

18 në Tiranë, 13 në Fier, nga 3 qytetarë në Durrës, Vlorë, Sarandë, 1 në Kamëz.

Janë 341 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 28 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,893 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Qershor 2022)

Raste të reja ditore 41

Të shëruar në 24 orë 28

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 407

Testime totale 1,835,130

Raste pozitive 276,731

Raste të shëruara 272,893

Raste Aktive 341

Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 233

Fier 52

Vlorë 23

Durrës 8

Korçë 7

Shkodër 7

Elbasan 4

Gjirokastër 4

Berat 2

Lezhë 1″

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re