Skip to content

Asnjë viktimë nga COVID-19 sot në Shqipëri

Këtë të martë në Shqipëri nuk e humbi jetën për shkak të koronavirusit asnjë i infektuar.

 

Pasi u kryen 2.907 testime, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se janë zbuluar shtatë raste të reja.

 

Në spitalin Infektiv po trajtohen vetëm tre pacientë, ndërsa raste aktive në të gjithë vendin janë 55.

 

Për ditën e sotme u raportua edhe për katër qytetarë të shëruar.