Skip to content

ASNT ngjitet në Çukën Partizane

Shoqëria ASNT fundjavën e shkuar ka bërë një ngjitje në majën më të lartë të malit të Tomorit, Çuka Partizane 2416 metra mbi nivelin e detit.

Pjesë e kësaj skuadre që ka zhvilluar hkingun e fundit në Tomor ishin: Alfred Memaj, Gazmend Shehu, Edi Beqari, Festim Hoxha dhe Jurgen Memaj. Nisja është bërë nga vendi i quajtur ‘’Çezma e Tarikos’’ në fshatin Qafë Dardhë, lartësia 800 m.

Këtë herë nuk është preferuar maja e malit në vendin ku ndodhet tyrbja e shenjtë por Çuka Partizane, e cila është edhe maja më e lartë e malit të shenjtë të Tomorit. Ngjitja ka zgjatur rreth 8 orë dhe janë vetë protagonistët që e kanë bërë të njohur atë me pastime fotosh dhe video në rrjetet e tyre sociale.

Madje për ta vështirësuar edhe më tepër këtë ngjitje është edhe bora në pjesën më të madhe të këtij rrugëtimi. Aq e shumtë ka qënë boras a në postimin e që ka bërë Alfred Memaj, ish boksier dhe ish administrator i SK Tomorit e ka cilësuar një ngjitje në 2419 m duke i shtuar kështu majës së malit edhe 3 m borë.

Kujtojmë se maja Çuka Partizane është maja e 5të më e lartë në Shqipëri dhe kjo ngjitje cilësohet e një shkalle vështirësie mesatare ndërkohë që shoqëria do të vazhdoj me të tilla ngjitje jo vetëm në Tomor apo Shpirag por edhe maja të tjera nëpër Shqipëri./Berati.TV