Skip to content

Asocacionin e Komunave Serbe, Thaçi: Asnjëherë Serbi brenda Kosovës

53192414 273101673615883 1734721446720045056 n

Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se ideja për krijimin e Asocacionit të komunave me shumicë serbe është tejkaluar dhe një gjë e tillë nuk do të lejohet,

 

 “Idetë për ndonjë union ballkanik janë të rrezikshme dhe të panevojshme dhe të tejkalueshme. Unioni i vetëm i Kosovës është BE-ja,ombrella në NATO dhe miqësia e përjetshme me SHBA-të”.

 

Gjatë vizitës së tij në Prizren, ndër të tjera Thaçi ka theksuar se nuk do të lejohet asnjë lëvizje që ka në plan për të krijuar Asocacionit të komunave me shumicë serbe.

 

“Gjithashtu pretendimet për të lëvizur në një mënyrë të moderuar apo të butë për të lejuar krijimin e Asocacionit të komunave me shumicë serbe me elemente ekzekutive janë ndërprerë aktualisht dhe nuk do të lejojë që të lëvizin më tutje. Kjo do të nënkuptonte një Republikë Serbe në Kosovë që do ta defunksionalizonte shtetin e Kosovës. Një gjë e tillë nuk do të ndodhë pavarësisht emrit se si ndërmirren disa veprime, një gjë e tillë është e tejkaluar dhe nuk do të ndodhë”.