Presidenti Hashim Thaçi shprehet i bindur se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të themelohet sipas Kushtetutës, ligjeve të Kosovës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetueses.

Në një konferencë për media, ai tha se duke qenë politika kosovare  e bashkuar, shqetësohet Beogradi, ndërkaq gëzohet duke qenë të ndarë.

Thaçi tha se është në logjikën e Serbisë t’i festojë humbjet dhe se nga ky realitet nuk ka dalë as Vuçiçi.

“Vuçiç është një njëri i pandreqshëm në raport me Kosovën. Mirëpo do të punojmë në një marrëveshje që do të jetë e mirëkuptueshme edhe nga Bashkimi Evropian”, deklaroi Thaçi.

Për vrasjen e Ivanoviçit, tha se institucionet e Kosovës po punojnë maksimalisht që ta zbardhin të vërtetën.

“Në rastin e zbërthimit të së vërtetës do të ketë dhimbje të madhe në Beograd, mirë po duke mos përjashtuar as Kosovën”, deklaroi Thaçi.

Presidenti ndërkaq nuk ka dhënë përgjigje konkrete lidhur me shkëmbin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ku do të përfshihej veriu i Kosovës dhe Lugina e Peshës, ide të cilën që një kohë e ka dhënë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Ai ka thënë se për këtë temë kanë dhënë opinione shumë njerëz, dhe se të gjitha i analizon.

Thaçi tha se kupton shqetësimet e qytetarëve të Preshvës, Medvegjës dhe Bujanovcit.

“Për shkëmbimin e territoreve ka thënë se për këtë çështje ka njerëz që flasin në Kosovë e Preshevë. Ai tha se nga ajo që ka dëgjuar, tha se opinionet nuk i hedh të pamenduara ose të paanalizuara, mirëpo tha se e kupton shqetësimin e secilit qytetar në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Ai tha se rrëfimet e tyre janë preokupim i të gjithëve. Ai tha se e drejta për të ardhmen e tyre, u takon atyre qytetarëve dhe kjo duhet të respektohet”, deklaroi Thaçi.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re