Skip to content

Astir/ Ekspertët i nxjerrin të banueshme, por banorët kanë frikë të futen në shtëpi

astir 1

Edhe pse kanë kaluar dy javë nga tërmeti shkatërrimtarë të 26  nëntorit,  shumë zona nuk kanë marrë ende zgjidhje.

Në lagjen e “Astirit” në Tiranë lëkundjet e tokës kanë lëne  dëme të mëdha.

Banorët shprehen se edhe  pse  grupet e inspektimit e kanë vlerësuar shtëpinë e tyre  si të banueshme, ata ndihen të pasigurt të jetojnë aty.

Ata thonë se kanë bërë të gjitha veprimet në bashki për të identifikuar dëmet e banesave të tyre por nuk kanë marrë asnjë përgjigje deri më tani .

Shumë prej banoreve ndihen të shqetësuar teksa po presim se cfare do te behet me ata.