
Skënderbeu U19 mori një barazim historik 1-1 ndaj Aston Villas në Korçë, në ndeshjen e Youth League, të luajtur pak ditë më parë.
Klubi nga Birmingham, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka shkruar se do dërgojë korçarët në UEFA, pasi gjatë ndeshjes ka patur thirrje raciste drejtuar futbollistëve dhe stafit, nga një pjesë e tifozëve në stadium.
Klubi nuk pranon asnjë formë të tillë sjelljeje dhe e dënon në mënyrën më të ashpër çdo akt diskriminimi apo abuzimi.”
