“Më kujtohet në ato vite kur u vendosën televizorë nëpër
ndërmarrje e institucione, ne në institutin e Arteve ndiqnim pothuajse çdo natë
RAI-n.

Një natë, i madhi i asaj kohe Mike Bongiorno, në një nga
programet që drejtonte dhe, që në mos gabohem, quhej “Pyetje për të
gjitha”, bëri 3 pyetje që çuditërisht kishin lidhje me Shqipërinë.

– Cila është ajo krahinë në një vend europian, nga e cila
une kam “vjedhur” mbiemrin…?

U thanë shumë e shumë përgjigje por të tëra të gabuara. Ne
fund Mike Bongiorno dha përgjigjen e saktë:

– Eshte krahina “Mirdita” në Shqipëri.

– Kush është përkthyesi me i madh i Shekspirit për kombin e
vet?

U tha për një gjerman, për një anglez nga anglishtia e
vjetër, për një…

Mike Bongiorno: – Jo, jo…Është shqiptari Fan Noli…

Dhe përmendi si shembull monologun e famshëm të Hamletit si
dhe vargjet:

“Thuaj yjet s’janë zjarr..

Thuaj bota u shua..

Thuaj jeta eshte varr..

por mos thuaj qe s’te dua”…

Ai shtoi: – Ky nuk është përkthim, është krijim i Fan Noli.
Vete Shekspiri do ta kishte zili..

Pyetja e trete kishte të bënte me këngetaren e madhe të asaj
kohe Caterina Caselli dhe me këngën hit të saj “Xhovane, xhovane”..

– Cila nga këngetaret në botë do ta këndonte këngen
“Xhovane” me bukur se Caterina Caselli …?

Përgjigjet ishin rreth një niveli këngëtarësh që trondisnin
skenat e botës, por Mike Bongiorno vazhdimisht i hodhi poshtë deri sa
shpërtheu:

– Këngetarja që do ta këndonte më bukur këtë kënge është
shqiptarja Vaçe Zela!

Salla mbeti… Nje qetesi e çuditshme.. Mike Bongiorno në
atë qetësi shtypi butonin e magnetofonit dhe ne sallë shpertheu
“Esperanca”… ..

Ajo qetësi e çuditshme në të gjithë auditorin, për të gjithë
te ftuarit dhe më tej e më tej deri tek ne që e ndiqnim nga ekrani u kthye ne
qetësi… ëngjëllore.

Këndonte Vaçe Zela…”

Astrit Çerma

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re