Në Studio Sport në Vizion Plus, të ftuarit e Vilma Mashës, diskutuan edhe të ardhmen e teknikut të kombvëtares Edi Reja.

Lirim Zalla, gazetar i njohur sporti tha se ka ardhur fundi I Edi Rejës me përfaqësuesen shqipyare.

 

LIRIM ZALLA

Ne nuk I kemi gjetur vendin Rejas ,jo ai vendin lojtarëve.Ana psikologjike,komunikimi,vendosja tekniko-taktike janë gjëra që peshojnë, ndaj besoj se ka ardhur fundi i Rejas. Në fund largohet trajneri dhe jo lojtarët.Pëfaqësuesja ka nevojë për ndryshim , Broja duhet të marri më shumë minuta .

 

Moderatoria sportive Lei Kraja u shpreh se Kombëtarja nuk ka ndryshuar që më Panuccin.

 

 

Prisnim ndryshim pas Panuccit por kjo nuk erdhi kurrë . Mendoj se në këtë rast faji për këtë situatë është I trajnerit. Skandal që nuk aktivizohet si titullar fiks Kristjan Asllani.

 

Ndërkohë ish trajneri i kombëtares Hafizi theksoi se kur luhet miqësore duhet të testohen lojtarët e rinjë si në rastin e Italis që aktivizoi  një lojtar 16 vjec ,ndërsa Reja nuk promovojë asgjë.

 

Kur bëhen ndeshjet miqësore, trajneri duhet të shohe që nuk I ka aktivizuar ende ose të rinjtë. Italia futi 16-vjecar. Qëllimi i miqësores më Italinë ishte biznes, Reja nuk promovoi asgjë. Asllani një nga më të mirët nuk u fut ndaj Italisë. Nuk e di se cfarë shpjegimi jep Reja. Në Angli Broja nuk luajti, ishte në tribunë, e pashpjegueshme. Reja nuk u fut në kokën e lojtarëve. Ka dështuar dhe duhet të largohet.

 

Ndërsa Klevis Dalipi dhe Uvil Zajmi thanë se përvec trajnerit, përgjegjësi kanë edhe lojtarët.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re